Bacit Fil

entry picture

sepse ti e deshe atdheun njimend
pa hile
pa interes
pa i kërkuar gjë në këmbim
a si shpërblim
dhe gjithçka që kishe
diturinë
pasurinë
djersën e fundit
flijove gruan, fëmijtë, familjen
ti dhe veten
dhe jetën
për Kosovën
për lirinë

ti e deshe Kosovën pa hile

një zë më tha
ai nuk jeton më
ka ikuar në përjetësi
si ka mundësi i thashë
të jetë tretur kështu
pa gjurmë
pa shenjë
pa varr
ç’padrejtësi
si s’keni mëshirë

#Kosovo #missingpersons #mymissinguncle #warcrimes #truth #justice

Manhattan, New York
July 5th, 2019

🌷(1)

Ti, Dhunuesi ►

Comments

No comments posted yet.

If you wish to post a comment you must login.

This site uses only functional cookies that are essential to the operation of the site. We do not use cookies related to advertising or tracking. By continuing to browse, you are agreeing to our use of cookies.

Find out more Hide this message